Nuk heqim dorë nga Groenlanda/ Trump në Forumin e Davos: Kur Amerika është e fortë, bota është më e sigurt
Davos – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se nuk do të tërhiqet nga synimi për ta përfshirë Groenlandën nën kontroll amerikan, pavarësisht reagimeve dhe kritikave ndërkombëtare. Trump theksoi se Groenlanda është thelbësore për sigurinë kombëtare të SHBA-së, duke e lidhur çështjen drejtpërdrejt me interesat strategjike dhe rolin e NATO-s. “Mendoj se do ta zgjidhim në një mënyrë që NATO të jetë shumë e kënaqur dhe ne të jemi shumë të kënaqur. NATO duhet të na trajtojë edhe ne drejtësisht,” u shpreh Trump. “Amerika udhëheq”Në fjalën e tij, Trump nënvizoi rolin dominues të SHBA-së në rendin global, duke deklaruar se forca amerikane është garanci për stabilitetin botëror. “Amerika udhëheq. Kur Amerika është e fortë, bota është...
Burimi:
gijotina.com