“Nuk e njohim më Edi Ramën si kryeministër”/ Protesta, qytetari i revoltuar: Mos të na provokojë, të dorëhiqen

“Nuk e njohim më Edi Ramën si kryeministër”/ Protesta, qytetari i revoltuar: Mos të na provokojë, të dorëhiqen

Një tjetër fjalim mjaft i ashpër dhe i mbushur me tone të larta revolte ka shkundur sheshin përpara Kryeministrisë në ditën e 38-të të protestës masive. Një protestues i revoltuar ka marrë fjalën përpara qytetarëve, duke sulmuar ashpër si kryeministrin Edi Rama, ashtu edhe liderin e PD Sali Berisha, duke deklaruar se kjo lëvizje popullore nuk njeh më asnjë prej kastës së vjetër politike. “Nuk jemi këtu për lëmoshën e Ramës dhe Berishës, jemi për t’u thënë zhdukuni e largohuni!” bërtiti protestuesi i revoltuar nga tribuna, duke sjellë në vëmendje edhe tensionet e fundit që ndodhën përpara parlamentit ku ligjvënësit u përballën me zemërimin e turmës. “U izoluan deputetët atë ditë te parlamenti kur të gjithë u gjuajtën me vezë dhe kërkonin vrimën e miut,...