“Nuk e nisa unë sherrin”/ Lihet në burg babai që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia: Më lironi, jam i pafajshëm
“Jam i pafajshëm kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk mbaj mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë.” Këto janë fjalët që ka thënë në sallën e gjyqit me dyer të mbyllura 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili dy ditë më parë plagosi vajzën e tij dhe një koleg të saj që u përpoq ta mbronte 24-vjeçaren. Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Ndoj dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestin e tij nga policia. Ai nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese për krimin e kryer, për të cilin ka dhe dëshmitarë e pamje filmike të sekuestruara nga policia. Përkundrazi është shfaqur mohues ndaj ngjarjes. Prindërit e vajzës kishin 6 vite të ndarë. Ndarja kishte ndodhur pas dhunës në familje, ndërsa 56-vjeçari ishte larguar...
Burimi:
top-channel.tv