‘Nuk e di si përfundoi atje’/ Flet për herë të parë nëna e 11-vjeçarit të humbur

‘Nuk e di si përfundoi atje’/ Flet për herë të parë nëna e 11-vjeçarit të humbur

Nëna e 11-vjeçarit që u shpall i humbur një ditë më parë, ka folur ekskluzivisht për “Euronews”, ku ka thënë se djali është gjetur nga një qytetare që e ka sinjalizuar lidhur me të birin. Ai u gjet në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihet se si ka shkuar deri atje. Sipas informacioneve, i mituri është larguar nga shtëpia për në shkollë pas një debati që kishte me të ëmën. Ai jeton me të ëmën në zonën e Freskut, pasi prindërit janë të divorcuar. Djalin unë e kam nisur për në shkollë, me furgonin e shkollës dhe në momentin që djali nuk ka shkuar në shkollë mua më ka njoftuar mësuesja Jam zgjuar dhe kam shkuar tek shkolla, kam kërkuar nëpër lagje, me atë...