“Nuk do ta lejoj, t’i thonë investimit ik”/ Ndërtimi i resortit në Zvërnec, Rama: Sulm i madh për ta vrarë, pa lindur

“Nuk do ta lejoj, t’i thonë investimit ik”/ Ndërtimi i resortit në Zvërnec, Rama: Sulm i madh për ta vrarë, pa lindur

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarë të huaj nga vende të Bashkimit Europian në kryeministri. Rama iu përgjigj interesimit të të huajve lidhur me projektin e pritur në Zvërnec. Ai u shpreh se ka sulme të gjithanshme për ta vrarë projektin para se të lindë, por që ai nuk do ta lejoj diçka të tillë. Kryeministri vlerësoi edhe një herë kompaninë nga Katari që do kryejë investimin në Zvërnec. Rama: Kompania në krye është një ndër superfuqitë e Lindjes së Mesme. Power Holdin. Mund të shihni ç’kanë bërë disa projekte në ishuj, që flasin vetë. Ata kanë angazhuar njerëzit më të mirë në të gjithë fushat. Ne ju kemi venë shumë piketa për atë çfarë presim. Do kryhet vlerësimi i mjedisit pastaj do...