Një vit më parë u vlerësua si i dalluar/ Shefi i krimeve Rezart Kuçi i përfshirë te grupi i Hajrullës, ndërhynte në TIMS për llogari të krimit
Një nga grupet kriminale më të fuqishme në Vlorë u shënjestrua këtë të shtunë nga SPAK. SPAK dhe BKH, të mbështetura nga policia e Shtetit dhe policia e Vlorës zbarkuan në zonën e Ujit të Ftohtë me urdhër-arrestin në dorë për Ines Hajrullën dhe grupin e tij kriminal. Mes 8 urdhër-arresteve ishte edhe për Rezart Kuçin, i cili në Vlorë ka shërbyer më herët si shef krimesh. Ai akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar Rezart Kuçi, me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke: siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike, nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore, ndërhyrë...
Burimi:
top-channel.tv