“Një qasje ndryshe nga PD”/ Deputeti Xhelal Mziu tregon skenarët e protestës së 8 majit

“Një qasje ndryshe nga PD”/ Deputeti Xhelal Mziu tregon skenarët e protestës së 8 majit

Partia Demokratike po punon për një qasje ndryshe në protestën e radhës të thirrur nga opozita më 8 maj, deklaroi deputeti demokrat Xhelal Mziu. Ky i fundit duke folur në një studio televizive, theksoi se janë duke u shqyrtuar disa mundësi, mes të cilave edhe alternativa që të qëndrohet më gjatë në protestë, apo për të patur disa grupime. Deputeti i PD tha ndër të tjera se reagimi i policisë në protestën e fundit i ka sensibilizuar protestuesit për një pjesëmarrje më të madhe. “Po punohet për të patur një qasje ndryshe. Kemi disa mundësi, ndoshta edhe për të ndenjur më shumë se herët e tjera, për të pasur ndoshta disa grupime. Ajo që është më kryesorja, është që ka një sensibilizim për një pjesëmarrje...