Një ditë pas ekstradimit nga Dubai te “313”, Durim Bami kërkon ndryshim burgu: Më çoni në Fushë-Krujë, këtu janë ata që duan të më vrasin
Një ditë pasi u ekstradua nga Dubai në Shqipëri, Durim Bami i është drejtuar drejtorisë së Burgjeve me kërkesën që të mos mbahet në burgun “313” në Tiranë, por të transferohet në burgun e Fushë-Krujës. Sipas shkresës së përpiluar nga avokati i tij, siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ndër të tjera thuhet se Bamit i rrezikohet jeta në këtë burg. Bami akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave penale të “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. “Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka filluar dhe...
Burimi:
top-channel.tv