Nisi karrierën si drejtues në Shkodër, ja kush është drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit…

Nisi karrierën si drejtues në Shkodër, ja kush është drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit…

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është firmosur emërimi i Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit. Deri tani Hita ka qenë drejtor i Policisë së Fierit dhe një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e uniformave blu.Me një karrierë të ndërtuar në disa nga qarqet më të rëndësishme të vendit dhe në struktura që lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit publik, Hita në vitet e fundit ka mbajtur poste drejtuese në disa qarqe.Përvoja e tij drejtuese ka nisur në qarkun e Shkodrës, ku ka shërbyer si drejtor i hetimit të krimit. Një tjetër etapë e rëndësishme në karrierën e tij lidhet me drejtimin e Policisë në qarkun e Durrësit.Ky qark përbën një nga zonat më të...