Nis skema e re për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike me këste, kategoritë që përfitojnë
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e një skeme të re lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e energjisë elektrike, të krijuara deri më 31 dhjetor 2024. Skema përfshin të gjitha kategoritë e klientëve të FSHU, ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar familjeve në nevojë. Sipas njoftimit zyrtar, klientët familjarë që përfitojnë ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë do të kenë mundësi të lidhin marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve të krijuara deri më 31 dhjetor 2025. Pagesa minimale për këtë kategori nis nga 1,200 lekë në muaj, me kusht që të mos krijohen detyrime të reja për vitin 2026. Ndërkohë, klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë faturat e...
Burimi:
sot.com.al