Nis shkatërrimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës, prej 8 vitesh rrezikonin jetën e qytetarëve të zonës
Ka nisur ndërhyrja për shkatërrimin e shkëmbinjve në malin e Torovicës, në Lezhë, të cilët prej 8 vitesh përbënin rrezik serioz për banorët dhe përdoruesit e rrugës. Operacioni po zhvillohet nga Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Lezhë dhe Policinë e Shtetit. Fillimisht po kryhet vendosja e rrjetave mbrojtëse pranë shkëmbinjve, dhe më pas do të vijojë shpërthimi i kontrolluar i tyre.Kjo ndërhyrje synon të zgjidhë një problematikë të hershme, e cila ishte kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për zonën. Kryeplaku i Torovicës e cilëson ndërhyrjen si të domosdoshme, por kërkon që ajo të shtrihet në të gjithë malin përgjatë rrugës së Torovicës. Në vitin 2017, rënia e një shkëmbi në aksin rrugor Balldre–Torovicë goditi një automjet, duke...
Burimi:
gijotina.com