Nis protesta e 28-të kombëtare kundër Ramës, qytetarët mblidhen te sheshi Skënderbej

Nis protesta e 28-të kombëtare kundër Ramës, qytetarët mblidhen te sheshi Skënderbej

Revolta qytetare kundër qeverisë ka mbërrin sot në një tjetër pikë kulmore. Në ditën e 28-të radhazi të tubimeve në Tiranë, organizatorët kanë thirrur një protestë të madhe kombëtare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga të gjitha qytetet dhe diaspora. Protestuesit e parë kanë nisur tashmë të mblidhen në sheshin Skënderbej. Sipas skenarit të parashikuar, pasi të grumbullohen në qendër të kryeqytetit, qytetarët do të nisin një marshim masiv drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit për t’u ndalur para godinës së Kryeministrisë. Veçoria e këtij tubimi të sotëm, përveç karakterit mbarëkombëtar, është edhe mbështetja ndërkombëtare në terren. Në këtë ditë të 28-të të revoltës, protestës pritet t’i bashkohen edhe eurodeputetë, të cilët kanë ardhur në Tiranë për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe për të...