Nis përplasja para Kuvendit/ Tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti

Nis përplasja para Kuvendit/ Tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti

Situata duket se është tensionuar në protestën e 58-të kundër qeverisë. Bëhet me dije se policia ka shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët po marshonin.  Siç shihet edhe në pamje, Arben Kola është tërhequr zvarrë nga uniformat blu dhe është futur në makinën e policisë. Shoqërimi i tyre erdhi pasi protestuesit, për shkak të bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit përpara Parlamentit, kanë ndryshuar itinerarin e tubimit, duke marshuar rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit janë pozicionuar pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, ku kanë ndodhur edhe shoqërimet e para nga policia gjatë protestës së sotme