Nis në GJKKO seanca ndaj Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë, kryebashkiaku mungon, përfaqësohet nga Plarent Ndreca si avokat
Nis seanca e themelit e gjyqit ndaj Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në seancën e dytë të themelit nuk është prezent kryebashkiaku Veliaj, i cili ka depozituar një deklaratë ku thotë se dëshiron që të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish deputet i PS. Të pranishëm në këtë seancë janë dy prokurorët e SPAK, si dhe avokatja e caktuar nga shteti, Valentina Teodoresku. Në gjykim nuk është paraqitur Ajola Xoxa por siç lexoi të dhënat gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ajo përfaqësohet nga avokati i saj Maks Haxhia. Gentian Sula nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv