Nis javën e Pashkëve për katolikët, simbolika e të Dielës së Larit
Me të Dielën e Larit, e cila u shënua sot, besimtarët katolikë nisin Javën e Madhe të Pashkëve, duke hyrë në një periudhë intensive adhurimi, e cila kulmon me mesnatën e Ringjalljes, çasti më i rëndësishëm i krishterimit. Qindra besimtarë përjetuan këtë moment gjatë kësaj të diele në qytetin e Shkodrës. Proçesioni u zhvillua nga Kisha e Motrave Stigmatine deri tek katedralja, ku më pas u kremtua mesha e shenjtë. Ipeshkvi i Shkodrës, imzot, Giovanni Peragine, në fjalën e mbajtur me këtë rast, ftoi besimtarët që të mos e humbin shpresën edhe në momente të vështira. “Mos kini frikë të përballojmë edhe momentet e vështira sepse jemi të bindur si të krishterë se jemi me Zotin dhe Zoti është me ne, pikërisht në këto momente...
Burimi:
gijotina.com