“Niko Peleshi kryetari më qesharak i parlamentit në Evropë, kryetari kukull”/Berisha: Lubia, një monster e korrupsionit

“Niko Peleshi kryetari më qesharak i parlamentit në Evropë, kryetari kukull”/Berisha: Lubia, një monster e korrupsionit

Sipas kreut demokrat që doli para gazetarëve nga selia e PD, “raporti i IBAR shpreh shqetësim edhe për vetingun”. “Imagjinoni ju se si mund ta bëjë Altin Troplini këtë proces!”, tha Berisha duke kujtuar për gazetarët historinë e mashtrimeve të tij me vilën. “Koha e konsultimit të procesit legjislativ. Raporti i shkurtit kërkon konsolidimin e rolit të parlamentit. Ju e keni parasysh se si këta në një ditë të caktuar miratuan brenda një çerek ore 21 ligje, në turpin më të madh të tyre. Çfarë thotë raporti i 21 majit? Përafrimi me acquis kërkon një proces të plotë me kohë të mjaftueshme për konsultime substanciale. Pra, Niko Peleshi del kryetari më qesharak i parlamentit në Evropë. Kryetari kukull i një parlamenti në Evropë, që votonte...