Ngushtohet laku për Sali Berishën, kush janë dy dëshmitarët “kyç” që pritet t’i hapin telashe kreut të PD për aferën…
Procesi gjyqësor për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” ka hyrë në një fazë vendimtare, ku dëshmitë e figurave të larta politike të asaj kohe në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) po hedhin dritë mbi mekanizmat e funksionimit të qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha. Gazeta “SOT” raportoi në artikullin e fundit se ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka deklaruar para Gjykatës së Posaçme se iu bind programit të qeverisë që kishte në plan që pronat t’ua kthente pronarëve. Megjithatë, përtej këtij arsyetimi politik, ish-ministri ka zgjedhur të “lajë duart” nga përgjegjësia direkte, duke tronditur fort pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ruli u shpreh se prona duhet të privatizohej me përshpejtim pasi ishte e degraduar, por ia faturoi vendimmarrjen finale ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu....
Burimi:
sot.com.al