Ngricat dhe bora “paralizuan” aksin Elbasan- Librazhd- Përrenjas, qarkullimi rikthehet në normalitet pas 15 orësh
Pas një situate problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00 të ditës së djeshme, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd–Përrenjas i është rikthyer normalitetit. Kaosi rrugor, i shkaktuar nga ngricat tejet të mëdha dhe reshjet e dëborës, la të bllokuara mijëra automjete dhe dhjetëra mijëra pasagjerë, të cilët u detyruan të kalojnë orë të tëra në rrugë, në kushte të vështira atmosferike. Situata u përkeqësua ndjeshëm në segmentet më problematike të këtij aksi, të njohura për prezencën e shpeshtë të ngricave, si “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku mungesa e ndërhyrjes në kohë bëri që qarkullimi të paralizohej pothuajse totalisht. Trafiku i mjeteve arriti në dhjetëra kilometra nga Fushë Labinot i Elbasanit deri...
Burimi:
top-channel.tv