No Image Available

Ngjarje e rëndë, polumbarët nxjerrin trupin e pajetë të një gruaje te Liqeni i Thatë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm te Liqeni i Thatë në Tiranë, ku forcat e Policisë, së bashku me efektivët e Shqiponjave dhe polumbarët, kanë zhvilluar kërkime për një grua që dyshohej se ishte mbytur. Kërkimet nisën rreth orës 07:00 dhe zgjatën afro një orë. Më pas, polumbarët arritën të nxirrnin në breg trupin e pajetë të gruas. Sipas të njëjtit burim, viktima ishte rreth 45 vjeçe, jetonte e vetme dhe dyshohet se vuante nga depresioni. Megjithatë, këto informacione mbeten paraprake dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa pritet një njoftim më i detajuar nga Policia e Shtetit, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm...