Ngjarja me Agron Shehajn dhe rrëzimi i punonjëses/ Deputetet e PS-së: Mizogjeni, sjellje e papranueshme!

Ngjarja me Agron Shehajn dhe rrëzimi i punonjëses/ Deputetet e PS-së: Mizogjeni, sjellje e papranueshme!

Deputetet e PS-së, në një deklaratë të përbashkët, kanë dënuar aktin e Agron Shehajt, i cili mori dokumentet në Kuvend duke ikur me vrap si dhe mosreagimin e tij ndaj punonjëses së Kuvendit, e cila duke e ndjekur u rrëzua nga shkallët. Sipas tyre, ky akt tregon mizogjeni, dhunë në vendin e punës dhe një sjellje të papranueshme nga një deputet. DEKLARATË E GRAVE DHE VAJZAVE DEPUTETE TË PARTISË SOCIALISTE Ne, gratë dhe vajzat deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, dënojmë me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në selinë e demokracisë shqiptare, para syve të Shqipërisë dhe para kamerave. Kryetari i Partisë “Mundësia” dhe deputeti Agron Shehaj rrëmbeu me forcë një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...