Ngjarja e rëndë me dy viktima në Shëngjin/ Ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton tre të rinjtë në spital: Janë në gjendje të mirë, fati i tyre…
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, vizituan në Spitalin Rajonal të Lezhës tre të rinjtë kosovarë që po marrin trajtim mjekësor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Gjatë vizitës, ambasadori u interesua nga afër për gjendjen shëndetësore të të rinjve dhe mori informacion nga stafi mjekësor lidhur me ecurinë e trajtimit të tyre. Sipas ambasadorit Durmishi, gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar dhe ata vijojnë të jenë nën kujdesin e vazhdueshëm të bluzave të bardha në urgjencën e Lezhës. “Gjendja e tyre ishte shumë e mirë. Fati i tyre. Ngjarje shumë tronditëse, por ne jemi këtu të bëjmë atë nqë duhet bërë, për të...
Burimi:
top-channel.tv