Ngeli pa mandat në Kuvend, Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së
BLERINA GJYLAMETI TIRANË- Ish-deputetja socialiste Blerina Gjylameti është emëruar drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Gjylameti ka qenë deputete në legjislaturën e kaluar, por në 11 Maj, ishte renditur në listën e hapur të socialistëve për qarkun e Tiranës. Ajo e humbi mandatin në garën e ngushtë me kolegen e saj brenda partisë, Olta Xhaçka, ndërsa kërkoi më pas dhe rinumërimin e votave. Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, të cilat fillimisht u dekretuan dhe më pas u anuluan, ishin një tjetër mundësi që Gjylameti të merrte mandatin, por vendimi i fundit i Kushtetueses, bëri që përfundimisht ajo të mbetet jashtë Parlamentit. Megjithatë, tashmë asaj i është besuar drejtimi i institucionit më të rëndësishëm për sigurinë ushqimore në vend. Në verën e kaluar,...
Burimi:
zeri.ai