NGA YLLI MANJANI – Të 40- at e revolucionit të flamingove…
Ka revolucione që bëhen për bukën. Ka revolucione që bëhen për lirinë. Ka edhe revolucione që bëhen për… flamingot.Këta të fundit madje po mbushin edhe të dyzetat. Të rrojnë sa malet!Në fakt, për hir të së vërtetës, flamingot nuk janë banorë të Nartës. Nuk janë as të Zvernecit. Madje, po ta shohësh mirë, nuk janë rezidentë askund. Janë shpendë shtegtarë. Vijnë, bëjnë ca foto panoramike, hanë ndonjë karkalec, pushojnë pak dhe ikin. Njësoj si turistët që zbresin nga charter-i: “Nice place”, bëjnë dy selfie dhe vazhdojnë rrugën.Pra, flamingot në Nartë janë turistë. Me sqep.Natyrisht që duhet të mbrohen. Askush normal nuk do t’i prishë habitatin një specieje të rrallë. Ambientalistët kanë plotësisht të drejtë kur kërkojnë kujdes për lagunën.Por nga kjo deri te përfundimi se...
Burimi:
sarandanews.com