NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…
Ajo që ndodhi në Zvërnec pati disa të mira të pamohueshme dhe për to protestuesit meritojnë respekt.Së pari, ajo protestë na zbuloi një arrogancë ekstreme të parasë, një mendësi që duket sikur beson se mund të zërë edhe detin, edhe tokën, edhe njerëzit. Pa atë protestë, ndoshta nuk do ta kishim parë kurrë atë sjellje në dritën e diellit dhe nuk do të kishim pasur mundësinë ta dënonim publikisht. Madje, shumë gjasa ka që edhe masat ndëshkuese që u morën më pas nuk do të ishin marrë pa reagimin e qytetarëve.Së dyti, protesta detyroi shtetin të flasë. Deri në atë moment, vendimmarrja për atë zonë zhvillohej pas dyerve të mbyllura. Vetëm pas reagimit publik qeveria u detyrua të shpjegojë çfarë synon të bëjë aty. Tashmë...
Burimi:
sarandanews.com