Nga universiteti i Allajbeut në Ministrinë e Shëndetësisë, si po e favorizon Evis Sala ish-punëdhënësin e saj me…
Që prej emërimit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Evis Sala ka firmosur një sërë vendimesh që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, kanë ngritur pikëpyetje nëse po krijohen avantazhe për bizneset e Klodian Allajbeut, ish-punëdhënësit të saj. Përpara se të bëhej ministre, Sala mbante detyrën e zëvendësrektores në Western Balkans University, universitet privat në pronësi të Klodian Allajbeut. Ky i fundit nuk është vetëm pronar i rrjetit Spitali Amerikan, por edhe një nga aktorët më të mëdhenj privatë në shëndetësinë shqiptare. Përmes kompanive të tij, ai është përfitues indirekt i dy prej kontratave më të mëdha dhe më të debatuara në sektorin e shëndetësisë: koncesionit të Hemodializës, me vlerë rreth 84 milionë euro, dhe koncesionit të Laboratorëve, me vlerë rreth 130 milionë euro, të cilat prej vitesh...
Burimi:
sot.com.al