Nga samiti i Tivatit në Zvërnec, Kryeministri Rama takohen me banorët e zonës për bashkëbisedim
Pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, Kryeministri Rama është nisur drejt Vlorës, ku do të takohet me banorët e fshatit Zvërnec. Kryeministri së bashku me banorët e zonës do të zhvillojnë një bashkëbisedim rreth problematikave dhe ankesave për projektin e Zvërnecit. Rama mbërriti në Zvërnec me helikopter dhe pas këtij takimi, kryesocialisti do të shkojë në Vlorë në Sheshin e Flamurit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv