Nga qelitë e burgut të Durrësit, ish-ministri Beqaj ju lutet deputetëve të PS të vendosin nën kontroll SPAK-un
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ndodhet në paraburgim në burgun e Durrësit, ka përcjellë nëpërmjet avokatit të tij një deklaratë publike ku vë në shënjestër punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe i bën thirrje deputetëve të maxhorancës të ushtrojnë kontroll real parlamentar mbi këtë institucion. Në qëndrimin e tij, Beqaj kapet pas debatit juridik mbi konceptin kushtetues të “funksionarit të lartë”, duke pretenduar se SPAK po tejkalon kompetencat e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin e Procedurës Penale. Sipas tij, deputetët socialistë nuk duhet t’i kthejnë seancat e raportimit vjetor të SPAK-ut në shfaqje formale, por të kërkojnë llogari për zbatimin e ligjit. “Prokurorët nuk kanë liri të deduktojnë apo të lajthisin” Në qendër të kritikës së ish-ministrit është neni 260 i...
Burimi:
sot.com.al