Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë, në kuadër të një hetimi për ndërtime dhe shpërdorim detyre në zonën e Sarandës. Siç mëson gazetarja Anila Hoxha, masë sigurie është caktuar edhe për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu. Në listën e personave ndaj të cilëve janë marrë masa përfshihet edhe biznesmeni Alqi Papa, i lidhur me objektin “Oaz”, si dhe Irakli Kociu, oficer policie. Ndërkohë, është arrestuar edhe Kristofor Shkrepa, specialist i policisë në Ksamil, ndërsa ndaj Kastriot Satka është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Masë sigurie është vendosur edhe për biznesmenët Arjola Dhrami dhe Xhaferr Bajo, lidhur me një objekt për të cilin më herët...