Nga kamerat e policëve, te dronët, ja si do të funksionojë sistemi që e kthen Shqipërinë në “Big Brother”
Inteligjenca artificiale po zë vend përherë e më shumë në përditshmërinë tonë. Edhe projekti Smart City, që do të realizohet nga kompania “PRISAJT Ej-AJ” nga Emiratet, ka pikërisht në thelb këtë teknologji. PRISAJT është një kompani që duket se dëshiron të ndërtojë qytetet e së ardhmes, duke ofruar kontroll absolut në sigurinë e tyre dhe duke u bazuar te teknologjia Smart. Kompania pretendon se roli i saj në kontrollin e pandemisë Covid-19 në Emiratet e Bashkuara ishte thelbësor. Po ashtu, edhe në mbarëvajtjen e organizimit gjigant Expo 2020 me 23 milionë vizitorë. Edhe pse specifikat ende nuk janë publike, në dokumentin e prezantimit të projektit në Shqipëri nga vetë kompania, ka disa elementë që bëhen me dije. Platforma e Presight është në gjendje që të...
Burimi:
sot.com.al