Nga jahti në avion, nga selfie me Macron te qelia në Francë ,“luksi” i shfrenuar i Ermal Beqirit që grabiti AKSHI-n…
Vetëm një vit më parë, Ermal Beqiri publikonte me krenari një fotografi me presidentin francez Emmanuel Macron. Në një postim në LinkedIn, ai e përshkruante takimin si “më shumë se një nder”, ndërsa Francën si vendin që i kishte dhënë “strukturë, disiplinë dhe një shtëpi të dytë”. Në atë kohë, Beqiri paraqitej si një sipërmarrës i suksesshëm, drejtues i Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI) dhe një figurë që promovonte lidhjet mes Shqipërisë dhe Francës. Sot, tabloja është krejt tjetër. Beqiri ndodhet në paraburgim në Francë dhe autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, pasi kërkohet nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Por arrestimi i tij ka ngritur edhe një tjetër pikëpyetje. Sipas informacionit të bërë publik deri...
Burimi:
sot.com.al