Nga gomonia te “shtëpitë e barit”, 4 shqiptarë përfundojnë në burg në Angli

Nga gomonia te “shtëpitë e barit”, 4 shqiptarë përfundojnë në burg në Angli

Katër shqiptarë, anëtarë të një grupi kriminal, që përfshiheshin në prodhimin dhe furnizimin në shkallë të gjerë të kanabisit janë dënuar 11 vjet burg. Dënimi vjen pas një hetimi që zbuloi se grupi kriminal fitoi më shumë se 500,000 £ midis viteve 2023 dhe 2025. Grupi drejtohej nga dy vëllezër, Sefedin dhe Eldi Tafa, të cilët ishin në krye të organizatës, duke kontrolluar kultivimin dhe duke siguruar materialet dhe pronat e nevojshme.  Krahas vëllezërve Tafa ishte Servet Dobrushi i cili organizonte shitjen e kanabisit të prodhuar. Ndërsa, Asterjo Sata dhe Reols Havalj mbikëqyrnin kultivimin dhe shpërndanin kanabisin në të gjithë vendin. Grupi përdorte gjithashtu një ndërmjetës sigurimesh të quajtur Simon Jackson, përgjegjësia e të cilit ishte të krijonte polica të rreme sigurimi makinash, të cilat më pas i...