Nga 10 milionë në 21 mln € për të njëjtën rrugë, Ami Kozeli i ARRSH-së hap “super tender” për të fshirë gjurmët e…
Në gjeografinë e mrekullive publike shqiptare, ku rrugët nuk shërbejnë thjesht për të lidhur fshatra e qytete, por për të lidhur buxhetin e shtetit me xhepat e duhur, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka çelur një tjetër kapitull epik. Drejtori i ri, Ami Kozeli, me një elegancë prej artizani të tenderëve, ka vendosur që dështimet e trashëguara të mos mbyllen me lule, por me një “super tender” prej rreth 11 milionë eurosh (konkretisht 1,040,728,000 lekë) për segmentin e famshëm Qafa e Buallit – Martanesh. Në vitin 2023, ishte vetë ish-drejtori i Autoriteti Rrugor, Evis Berberi, nën bekimin e ngrohtë të ish-ministres së Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila dikur e kishte lidhur këtë premtim me nostalgjinë e fëmijërisë dhe punën e babait të saj në...
Burimi:
sot.com.al