“Nëse krahason Metën me dy terroristë, problemi është i gjykatës”/ Avokati i ish-presidentit jashtë GJKKO-së: Kë do thërrasim nga SHBA, George Bush-in?

“Nëse krahason Metën me dy terroristë, problemi është i gjykatës”/ Avokati i ish-presidentit jashtë GJKKO-së: Kë do thërrasim nga SHBA, George Bush-in?

Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën që ish-presidenti të qëndrojë jashtë kafazit të xhamit gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. Në një deklaratë për mediat, Kujtim Cakrani e cilësoi vendimin e gjykatës si të pajustifikuar, duke argumentuar se ai cenon standardet e një procesi të rregullt dhe krijon një perceptim negativ për sistemin e drejtësisë. Sipas tij, mbrojtja paraqiti argumentet e saj në seancë, por kërkesa u rrëzua nga trupa gjykuese, e cila iu referua praktikave të mëparshme ndërkombëtare në raste që, sipas avokatit, nuk kanë asnjë ngjashmëri me çështjen e Ilir Metës. “Sipas tij, ky është një nga ato vendime që e turpërojnë gjykatën. Ne e bëmë kërkesën tonë...