Nën akuzë për mashtrim dhe falsifikim/ Arrestohet pas një muaji në arrati zv.drejtori i Kadastrës…

Nën akuzë për mashtrim dhe falsifikim/ Arrestohet pas një muaji në arrati zv.drejtori i Kadastrës…

Pas rreth një muaji në arrati, zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës Danjel Gjura u arrestua nga policia mbrëmjen e së martës. Ndaj Danjel Gjurës organet e drejtësisë kanë ngritur akuza për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”, ndërsa më parë ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Kadastrës Dibër. Gjura nuk është i vetmi zyrtar i Kadastrës Dibër që është vënë në pranga. Më 17 qershor të këtij viti, Policia e Dibrës bëri me dije se pas një hetimi 7-mujor ishte zbardhur një skemë kriminale për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, ku implikoheshin 8 zyrtarë të tjerë të Kadastrës, si dhe një notere. Falsifikimi i dokumenteve të pronësisë ishte bërë me qëllim përfitimin e një prone nga shtetasi Teshar Doçi, i cili u arrestua së bashku...