Në shënjestrën e SPAK biznesmenët/ Urdhër arresti për Ilir Shtufin, Artur Shehun, Orest Sotën mes 20 emrave të hetimit të madh
Në orët e para të kësaj të premteje Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ndërmorën një operacion të gjerë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave në shuma të mëdha. Gjykata e Posaçme lëshoi 20 urdhër arreste nga të cilat vetëm disa u ekzekutuan. Sipas SPAK-ut grupi kriminal trafikonte kokainë nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Porto-Riko e Brazil etj drejt Europës dhe i pastronte paratë duke investuar, kryesisht në sektorin e ndërtimit ku dalin të përfshirë biznesmenët Ilir Shtufi dhe Artur Shehu. Ilir Shtufi është një biznesmen me peshë në fushën e ndërtimit ndërtues i disa kullave në Tiranë. Ai njihet për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe...
Burimi:
top-channel.tv