“Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat”, Berisha: Zgjidhja paqësore e situatës kalon nga dorëheqja…

“Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat”, Berisha: Zgjidhja paqësore e situatës kalon nga dorëheqja…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij përpara deputetëve demokratë, ka zbardhur diskutimet në Konferencën Rajonale të Partisë Popullore Europiane (PPE) të mbajtur në Sarajevë. Berisha bëri me dije se në këtë aktivitet të rëndësishëm, ku morën pjesë krerë shtetesh e politikanë të rajonit nën drejtimin e Manfred Weber, fokusi i tij kryesor ka qenë kriza politike në Shqipëri. Sipas liderit të PD-së, ai e ka prezantuar situatën e vendit si “Shqipëria në sallën e urgjencës”, duke denoncuar para ndërkombëtarëve atë që ai e quajti regjim autokratik të lidhur me krimin dhe kartelet e drogës. Berisha theksoi se u ka kërkuar zyrtarëve të PPE-së të ushtrojnë autoritetin e tyre për një zgjidhje paqësore të krizës, e cila kalon përmes dorëheqjes së Edi...