Në PD fajin mund ta ketë kushdo, Noka, Boçi, Këlliçi, por asnjëherë Sali Berisha
Nga Fitim Zekthi Partia Demokratike zgjodhi ekipin drejtues, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe gjithë sekretarët e tjerë. Veç faktit që ka një numër rekord nënkryetarësh dhe sekretarësh, vihet re edhe një përpjekje që në ekipin drejtues të ketë të rinj dhe përfaqësues të diasporës. Partia Demokratike është në një përpjekje të vazhdueshme për të fshehur krizën e thellë sistemike brenda saj dhe një nga mënyrat është përpjekja për t’u sjellë si një parti që reformohet, që dëgjon shqetësimet apo nevojat e shoqërisë dhe që demokratizohet. Në të vërtetë këto përpjekje vetëm sa e bëjnë më të dukshme këtë krizë të thellë. Kur diçka është sistemike, kur diçka ka prekur thelbin dhe tërë mënyrën se si funksionon një organizëm, atëherë çdo përpjekje për t’u sjellë sikur...
Burimi:
ntv.al