“Në operacion kanë qenë vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit akuza të forta: Pa asnjë lloj mbrojtjeje, të përgjigjet para ligjit personi që e urdhëroi
Familja e policit të vrarë dje në Maliq, Enea Mekolli, ka pritur sot në ceremoninë e homazheve zyrtarë të lartë që kanë shkuar në nderim të tij. Pas ceremonisë, xhaxhai i efektivit të ndjerë ka ngritur akuza të forta, duke kërkuar që personi që e ka urdhëruar për të kryer operacionin për kapjen e Braçellarit të dal para ligjit. “Pa asnjë lloj mbrojtje. Personi që e ka urdhëruar duhet të përgjigjet para ligjit. Në operacion kanë qenë 6 veta. Më vonë kanë vajtur forca të tjera nga policia”, u shpreh Hazbi Mekolli. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv