Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Kavaja! Pritet ekstradimi drejt Italisë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Kavaja! Pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një operacioni mes policisë së Durrësit dhe Kavajës. I riu ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Breshias, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Për këtë vepër penale parashikohet dënim maksimal deri në 24 vjet burgim. Pritet ekstradimi i 26-vjeçarit drejt vendit fqinj. “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”. Si rezultat i këtij operacioni, specialistët e Sektorit...