Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 39-vjeçari arrestohet në Malësi të Madhe
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë në Malësi të Madhe. Autoritetet në Spanjë i kanë caktuar 39-vjeçarit masën “arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. I arrestuari pritet të ekstradohet drejt Spanjës. Njoftimi i policisë: Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Malësi të Madhe dhe u arrestua...
Burimi:
sot.com.al