Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Angli Sabri Sopoti/ 60-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për vrasje
Sabri Sopoti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në Angli. Ndaj 60-vjeçarit është vendosur një dënim prej 24 vitesh burg për një vrasje të kryer më 24 dhjetor 1999. Ai do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Njoftimi i policisë Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Lokalizohet, kapet dhe arrestohet në Angli, një shtetas i dënuar me 24 vjet burgim, për vrasje me paramendim. Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit të koduar “The Ëanted”, u kap në Angli, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Sabri Sopoti, 60 vjeç. Gjykata e Dibrës, e ka dënuar këtë shtetas,...
Burimi:
sot.com.al