Në gjendje të rënduar psikologjike, 76-vjeçari në Shkodër i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia
Një 76-vjeçar nga Shkodra i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. Sh., 76 vjeç, banues në këtë lagje, dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur nga pallati ku banonte, duke humbur jetën në vend. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv