“Në Ballkan shitet çdo viti 117 ton drogë”/ Media malaeze: Shqipëria, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë

“Në Ballkan shitet çdo viti 117 ton drogë”/ Media malaeze: Shqipëria, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë

foto ilustruese MALI I ZI- Mediat malazeze i kanë kushtuar një artikull, kontrabandës së drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Shkrimi i RTCG flet për një operacion  të zhvilluar së fundmi nga autoritetet malazeze, ku u gjetën rreth 100 kilogramëve marihuanë në zonën e Tuzit. Media thekson se veçanërisht zona e Liqenit të Shkodrës konsiderohet një korridor i rëndësishëm kontrabande, i njohur mirë nga trafikantët, por shumë pak nga qytetarët e zakonshëm. Artikulli shton se Shqipëria është njohur prej kohësh si një nga prodhuesit më të mëdhenj të marijuanës botë. ARTIKULLI: Një inspektim i detajuar zbuloi 95 pako të vogla PVC që përmbanin lëndë bimore të gjelbra, të ngjashme me marihuanën, me një peshë totale prej rreth 107 kilogramësh. Dyshohet se drogaështë kontrabanduar nga Republika e Shqipërisë. Dy...