Në “arrest shtëpiak”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Në “arrest shtëpiak”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Mirlinda Karçanaj ne spak TIRANË- Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). E akuzuar nga organi i akuzës si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, Karçanaj ndodhet me masë sigurie "arrest në shtëpi". Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024. Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie...