Ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama takim me ministrat pas betimit: Sot në tryezën e qeverisë së re
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e parë me kabinetin e ri qeverisës këtë të premte, pas betimit të ministrave në Presidencë mëngjesin e sotëm. 7 ministra të kabinetit qeveritar ”Rama 4” u betuan këtë të premte para Presidentit të Republikës. Ministrat vendosën dorën mbi Kushtetutë, hapi i fundit procedural që u jep dritën jeshile ministrave që të hyjnë në zyrë. Belinda Balluku iku nga të dyja pozicionet në Këshillin e Ministrave, ku atë të zv/kryeministres që e mori Albana Koçiu, ndërsa Ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë bëhet Enea Karanaçi. Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali u larguan nga qeveria, ku Ministrinë e Mbrojtjes e mori Erman Nufi ndërsa Punët e Jashtme diplomati Ferit Hoxha. Pjesë të ndryshimeve qeveritare ishin edhe rokadat e brendshme kur Besfort...
Burimi:
kohajone.com