Ndryshimet në ligjin për policinë/ Lala zbulon detajet:Hita do të ketë mundësi të bëjë ndryshime në qarqe,drejtorët që…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në nje emision televiziv, ka komentuar ndryshimet e propozuara në ligjin për Policinë e Shtetit, duke u ndalur te emërimet dhe funksionimi i drejtuesve të policisë. Sipas Lalës, kur Ilir Proda drejtonte Policinë e Shtetit, sistemi i konkurseve për drejtuesit ishte formal dhe jo real. Ajo shtoi se ndryshimet ligjore ishin të domosdoshme për të rikthyer kontrollin mbi strukturat e policisë, pas situatës së trashëguar nga drejtuesit e mëparshëm. Lala theksoi se një nga ndryshimet më të debatueshme është heqja e konkursit për drejtorët e policisë në qarqe, propozim i bërë nga një deputet i Partisë Socialiste. Sipas Lalës, kjo do t’i japë Drejtorit të Përgjithshëm më shumë hapësirë për të bërë lëvizje në drejtimin e policies dhe personave që...
Burimi:
sot.com.al