Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Lushnjë! Banorët përplasen me Policinë, Braçe: Po grabitet toka publike, janë kërcënuar me jetë
PAMJE NGA PROTESTA LUSHNJË-Banorët e fshatit Imshtë të njësisë Bubullimë në Lushnjë kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një parku fotovoltaik në zonë. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ndarë pamjet nga protesta, duke denoncuar se po ndodh një grabitje e tokës publike për ndërtimin e këtij parku. Sipas Braçes, toka në fjalë shtrihet nga buza e lumit Seman deri te argjinatura dhe ligji “Për burimet ujore” e përcakton qartë si tokë lumi, pra tokë publike, të patjetërsueshme dhe të paparashkrueshme. Në pamjet e ndara shihet shihet përballja e anorëve me një person që u drejtohet bujqëve “boll bërtitët”, për të cilin deputeti thotë se është “agai i ri” që synon të ndërtojë panele fotovoltaike në këtë zonë. Braçe thekson se, sipas ligjit, toka është pronë e shtetit...
Burimi:
zeri.ai