Ndërtimet pa leje në Ksamil/ 30 ditë burg për shefin e komisariatit në Sarandë, “arrest shtëpie” për dy oficerët

Ndërtimet pa leje në Ksamil/ 30 ditë burg për shefin e komisariatit në Sarandë, “arrest shtëpie” për dy oficerët

Ka zgjatur 7 orë seanca për caktimin e masës së sigurimit ndaj katër efektivëve të Komisariatit të Sarandës, të ndaluar 4 ditë më parë nga AMP nën dyshimet pët favorizim të ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil. Pas ndalimit, hetimet për 4 efektivët i zhvilluan prokuroret Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho. Gjatë seancës së sotme ato kërkuan masën e sigurimit “Arrest në burg” me afat 45 ditë për ish-Shefin e Komisariatit të Sarandës, Komisar Gëzim Bashllari dhe specialistin e zonës Robert Çulli si dhe “Arrest në shtëpi ” për oficerët e krimeve Andi Duro dhe Ajdin Islamaj. Pas 7 orë seance, Gjyqtari Shkëlzen Liçaj ndryshoi vetëm masën për Gëzim Bashllari dhe Robert Çulli, duke e ulur afatin e “Arrestit në burg” në 30 ditë,...