Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, në gjyq kryeinspektori i IVMT-së, tre inspektorë dhe ndërtuesit

Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, në gjyq kryeinspektori i IVMT-së, tre inspektorë dhe ndërtuesit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë persona, mes tyre ish-drejtues dhe inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) në Bashkinë Sarandë, si dhe subjektin dhe personin e përfshirë në ndërtimet e paligjshme në zonën e mbrojtur të Butrintit. Hetimet janë drejtuar nga prokurorja Esmeranda Basho, e cila ka administruar provat dhe ka ndërtuar dosjen hetimore që çoi në ngritjen e akuzave për “Shpërdorim detyre”, “Ndërtim të paligjshëm”, “Pushtim toke”, “Shpërdorim të tokës” dhe “Dëmtim të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Sipas Prokurorisë, në kuadër të procedimit penal nr. 416 të vitit 2023, u provua se në zonën e Ksamilit, në vendin e njohur si “Kanali i Vivarit”,...