Ndërron jetë ish- deputeti i PS
Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti Hamit Kosta, një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit. Lajmi për humbjen e tij ka sjellë trishtim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e kanë njohur nga afër gjatë viteve të angazhimit të tij në politikë. Kosta ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën 2005-2009, duke kontribuar në përfaqësimin e komunitetit dhe zhvillimin e zonës që përfaqësonte. Pasi u përjashtua nga PS-ja për shkak të votës për zgjedhjen e Bamir Topit si president, Kosta iu bashkua PDK-së së drejtuar nga Nard Ndoka, pjesë e koalicionit qeverisës të asaj kohe nën ish-kryeministrin Sali Berisha. Më parë, ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë...
Burimi:
kohajone.com